Lista Srpska gjobitet me 11 mijë euro

01.11.2017 12:56
Lista Srpska gjobitet me 11 mijë euro

Lista Serbe ka arritur të fitoj pa balotazh në dhjetë komuna të Kosovës;  Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zveçan, Zubin Potok, Graçanicë, Ranillug, Mitrovicë Veriore si dhe Partesh. Mirëpo, kjo e fundit i ka sjellë telashe nga organet përgjegjëse të Republikës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa Lista ka marrë vendim që  Srpskas t’i shqiptohet një gjobë e lartë.

Indeksonline ka siguruar dokumentin ku tregon se ankesa e kandidatit për kryetar të Kuvendit Komunal të Parteshit, Nenad Cvetkovic, nga subjektit politik GI Narodna Sloga, është aprovuar nga PZAP-i.

Kësisoj, ankesa e paraqitur kundër subjektet politik Lista Serbe, për shkak të manipulimit me vota për zgjedhjet lokale pranohet pjesërisht.

Listës Serbe i shqiptohet dënimi me gjobë prej 11.000 eurosh për shkak të veprimeve të ndaluara gjatë fushatës zgjedhore.

Andaj, partia e Goran Rakiqit detyrohen që ta paguaj në afat 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcënim të përmbarimit.

Ndërsa në dokumentet e mëposhtme sqarohet se hidhet poshtë si e palejuar kërkesa e Nenad Cvetkovic që të anulohen tërësisht zgjedhjet në komunën e Parteshit.