Lista Serbe tregon votën për Veselin dhe Haradinajn

Lista Serbe tregon votën për Veselin dhe Haradinajn

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, sapo ka folur nga holli i Kuvendit ku ka treguar se a do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn për krijim të Qeverisë.

Ai ka thënë se Lista Serbe ka vendosur që do ta votojë Veselin për kryeparlamentar, por për Qeveri ai thotë se akoma nuk kanë vendosur, shkruan gazetametro.net.

‘Do ta votojmë kryeparlamentarin, por për futjen në Qeveri do të diskutojmë më pas për të parë interesat e serbëve’, ka thënë Rakic.

Ndryshe, me votat e Listës Serbe, PAN i ka të sigurta 59 vota ndërkohë që i duhen të paktën edhe 2 vota.