Lista Serbe thotë se do e votojë kryeparlamentarin e PAN-it, por jo Haradinajn

Lista Serbe thotë se do e votojë kryeparlamentarin e PAN-it, por jo Haradinajn

Lista Serbe nuk do ta mbështes të nominuarin e koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër, Ramush Haradinajn, raporton mediumi serb B92.

“Lista Serbe dëshiron të jetë një subjekt politik konstruktiv. Gjithashtu, përsëris se nuk duam të jemi pengesë për formimin e institucioneve në Prishtinë, megjithatë, nëse do të marrim pjesë në vazhdimin e seancës konstituive varet vetëm nëse do të krijojmë kushtet për formimin e presidencës së Kuvendit”, tha zëdhënësi i Listës Serbe Igor Simiç B92

Simiç i tha Radio Evropës së Lirë se anëtarët e Listës Serbe do të mbështesin kandidatin e koalicionit të mbledhur rreth Partisë Demokratike të Kosovës për kryeparlamentar dhe se do të marrë pjesë në seancën përbërëse të Kuvendit të Kosovës të enjten, raporton Insajderi.