Lista Serbe: S’kemi kërkesa të reja ndaj Qeverisë për Demarkacionin

Shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq, thotë se ende nuk janë ftuar nga kryeministri Isa Mustafa për të biseduar rreth çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ai thotë se nuk kanë kërkesa të reja për partnerët e koalicionit qeverisës.

Lista Serbe: S’kemi kërkesa të reja ndaj Qeverisë për Demarkacionin

“Si kryetar i Listës Serbe nuk kam pasur asnjë mbledhje me partnerët e koalicionit kur është fjala për demarkacionin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Përfaqësuesit e Listës Serbe janë përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes të kësaj Marrëveshjeje”, ka thënë Simiq për gazetën Zëri, kurse kanë ftuar partnerët e koalicionit PDK-LDK që t’i respektojnë më shumë.

Kryeministri i Kosovës vazhdon të zotohet se shumë shpejt do të riprocedojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend dhe ratifikimin e saj për të plotësuar kushtin e fundit për liberalizimin e vizave.

Mirëpo, shefi i Qeverisë ende nuk ka ndërmarrë veprime për të bindur Listën Serbe për të marrë pjesë në seancë dhe për të votuar pro ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin.