Lista Serbe do të rikthehet në Kuvendin e Kosovës

Lista Serbe do të rikthehet në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka konfirmuar se ata do të rikthehen në Parlamentin e Kosovës.

Kjo siç ka thënë ai këtë do ta bëjnë në dobi të parandalimit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës dhe ta demantojnë Prishtinën “për dështimin në themelimin e Asociacionit të Komunave serbe”, shkruan Tanjug.

Këtë ata thuhet se do ta bëjnë në llogari të interesave të serbëve të Kosovës dhe vështirësive politike të fundit si dhe situatës së sigurisë. /Insajderi.com