Lista Serbe pjesë e Seancës për Demarkacionin

Lista Serbe pjesë e Seancës për Demarkacionin

Deputetët e Listës Serbe do të jenë pjesë e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ku pikë e rendit të ditës është çështja e ratifikimit të Demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

Megjithatë ndonëse do të jenë pjesë e kësaj seance, ata kanë bërë të ditur që ende nuk janë përcaktuar rreth një vendimi se si do të votojnë për marrëveshjen e demarkacionit.

Seanca pwr Ratifikimin e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të mbahet sot me fillim nga ora 16:00.