Lista Serbe: Nuk jemi edhe aq të dëgjueshëm ndaj Beogradit

Lista Serbe: Nuk jemi edhe aq të dëgjueshëm ndaj Beogradit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministër për Kthim e Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka thënë se Qeveria aktuale në programin e vet e ka futur çështjen e Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (AKS). Ai pret që në vitin e ardhshëm të ketë hapa konkretë.

“AKS nuk është pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit dhe nuk bën të jetë. AKS është pjesë e detyrimeve ndërkombëtare të Prishtinës. Insistojmë që ajo që është nënshkruar duhet zbatuar”, ka thënë ai për DW në gjuhën serbe.

Ai thotë se serbët në Qeveri nuk kanë hyrë për të bllokuar, por “për t’i lëvizur disa gjëra nga pika e vdekjes”.

Jevtiç thotë se bashkëpunimi me Beogradin ekziston porse përfaqësuesit e Listës Serbe i marrin vetë vendimet.

Sipas tij, Beogradi ka pasur mendim tjetër kur u mor vendimi për të marrë pjesë në Qeverinë e Kosovës, porse e ka pranuar atë që e kemi thënë.

“Që nga dita e parë, me kryetarin e Qeverisë, Haradinajn, kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe shumë konkretisht dhe kemi filluar të zgjidhim shumë çështje”, ka thënë ai.

Problemet, thotë ai, nuk zgjidhen nëse refuzojmë të bashkëpunojmë e të bisedojmë .

Në pyetjen nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovës, ai ka thënë se këtë pyetej duhet bërë në Beograd.