Lista Serbe nuk do të jenë as sot në Kuvend

Lista Serbe nuk do të jenë as sot në Kuvend

Lista Srpska ka marrë vendim të prerë për seancën ku pritet të votohet Marrëveshja për Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar, Igor Simiq ka thënë për “Indeksonline” se deputetët e partisë së tij nuk do të jenë në sallën e Parlamentit. “Nuk do te jemi ne Kuvend sot”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, as në seancën e djeshme deputetët e Srpska-s nuk ishin të pranishëm në sallë. Ndërkohë, bojkotit i është bashkuar edhe deputetit i këtij grupi, gorani, Adem Hoxha.

Ky i fundit iu kishte premtuar qeveritarëve kosovar se vota e tij do të jetë pro kësaj çështje.

Vlen të theksohet se koalicioni qeverisës deri më tani ka të siguruar 79 vota. Ishte deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi i cili ‘prishi’ formulat që kjo marrëveshje të kalojë.