Lista Serbe: Nuk e votuam Thaçin për president

27.02.2016 16:48
Lista Serbe: Nuk e votuam Thaçin për president

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk e kanë votuar Hashim Thaçin që të bëhet president i vendit.

Sipas tij, 10 deputetët e tij nuk votuan për të në asnjërin nga tri rundet që u zhvilluan në seancën e së premtes, njofton Klan Kosova.

Por, edhe pse nuk votuan për Thaçin, ata kanë qëndruar në sallë duke i bërë kështu kuorum të mjaftueshëm atij.

Para mbajtjes së seancës zgjedhore, në media është raportuar se Hashim Thaçi, president i zgjedhur i Kosovës, ka takuar përfaqësues të Listës Serbe për të kërkuar votën e tyre./Insajderi