Nga të dhënat e mbledhura nga DnV-ja, të cilat i kanë bërë publike, Lista Serbe ka fituar në raundin e parë të paktën në nëntë komuna.
Kjo parti ka arritur të mbledhë:
86.91% të votave në Graçanicë
80.27% në Zubin Potok,
70.54% në Shtërpcë
77.18% në Ranillugë
61.65% në Partesh
63.56% në Mitrovicën e Veriut
62.03% në Leposaviq
55.98% në Novobërdë
70.21% në Zveçan
Ndërsa komunën e Kllokotit Lista Serbe ka marrë 47% të votave duke u pasuar nga Iniciativa Qytetare me 29%, bazuar në të dhënat e DnV-së.
Pasi ende nuk kanë përfunduar të gjitha rezultatet mund të këtë lëvizje të mëtejshme në këto komuna.