Lista Serbe e pavendosur për koalicionet paszgjedhore

Lista Serbe e pavendosur për koalicionet paszgjedhore

Lista Serbe ende nuk ka vendosur cilit koalicion do t’i bashkohet pas zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme të 11 qershorit, ka thënë nënkryetari i kësaj Liste Slavko Simiq, transmeton Koha.net.

Duke komentuar spekulimet për formimin e Kuvendit e të Qeverisë gjatë kësaj jave, Simiq ka thënë se kjo është e pamundur.

“Sa i përket mbajtjes së mbledhjes konstitutive, ende nuk është caktuar mbledhja e Kryesisë në të cilën do të caktohej seanca, ende nuk janë regjistruar deputetët ashtu që në mënyrë procedurale, sipas meje, është e pamundur që gjatë kësaj jave të mbahet seanca konstituive e Kuvendit”, citon radiokim të ketë thënë Simiq.

Lista serbe ka nëntë deputetë.