Lista Serbe diskuton kthimin në Institucione të Kosovës

Lista Serbe diskuton kthimin në Institucione të Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtic ka thënë sot se me partnerët e koalicionit, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar janë duke diskutuar kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Ne jemi duke biseduar këto ditë për mundësinë e riaktivizimin ose shpërbërjen e funksioneve tona, ne flasim për çështje të rëndësishme të jetësimit të asociacionit të komunave serbe dhe tema të tjera që janë prioritet për ne”, ka thënë Jevtiq, raporton Tanjug.

Deputetët serb që nga 9 dhjetori i vitit të kaluar kanë bojkotuar Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com