Lista Serbe bojkoton seancën, nuk ndihen të sigurtë

Në momentet e fundit, grupi parlamentar i Listës Serbe ka bojkotuar seancën në të cilën është planifikuar ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Lista Serbe bojkoton seancën, nuk ndihen të sigurtë

Lista zyrtarisht nuk do të marrë pjesë në seancën e ditës së sotme, ku do të votohet marrëveshja për demarkacionin, raporton Klan Kosova.

Shefi i grupit parlamentar të partisë serbe, Slavko Simiq, ka deklaruar që Lista Serbe me vendim unanim nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, ngaqë ndihen të pasigurt.

Sipas tyre ky vendim vjen pa ndikim nga Beogradi.