Lista e të famshmëve të vdekur që përfitojnë ende të ardhura

02.11.2017 16:40

Lista e të famshmëve të vdekur që përfitojnë ende të ardhura

Edhe pse këta të famshëm kanë vite që kanë ndërruar jetë ata vazhdojnë ende të fitojnë të ardhura monetare ,Forbes ka publikuar një listë me të famshmit të cilët fitojnë lekë edhe pse kanë vdekur.

Michael Jackson kryeson listën e “Forbes”, për të pestin vit radhazi, për të famshmit që gjenerojnë para edhe pas ndarjes nga jeta, falë shitjeve të këngëve të tij. Brenda një viti ka pasur fitime prej 75 milionë dollarësh.

Golfisti Arnold Palmer renditet në vendin e dytë, me 40 milionë dollarë në sajë të shitjeve të pijeve dhe veshjeve të markës. I treti është karikaturisti Charles Schulz, me 38 milionë dollarë.

Mbreti i popit është ndarë nga jeta tetë vjet më parë, por mbetet ende një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe sipas klasifikimit të “Forbes” edhe më i shituri pas vdekjes.

Michael Jackson, muzikant, vdiq në vitin 2009 – 75 milionë dollarë

Arnold Palmer, lojtar golfi, vdiq në vitin 2016 – 40 milionë dollarë

Charles Schulz, karikaturist, vdiq në vitin 2000 – 38 milionë dollarë

Elvis Presley, muzikant, vdiq në vitin 1977 – 35 milionë dollarë

Bob Marley, muzikant, vdiq në vitin 1981 – 23 milionë dollarë

Tom Petty, muzikant, vdiq në vitin 2017 – 20 milionë dollarë

Prince, muzikant, vdiq në vitin 2016 – 18 milionë dollarë

Dr Seuss, autor, vdiq në vitin 1991 – 16 milionë dollarë

John Lennon, muzikant, vdiq në vitin 1980 – 12 milionë dollarë

Albert Einstein, fizikan, vdiq në vitin 1955 – 10 milionë dollarë

David Boëie, muzikant, vdiq në vitin 2016 – 9.5 milionë dollarë

Elizabeth Taylor, aktore, vdiq në vitin 2011 – 8 milionë dollarë