Lista e Gjermanisë, Löw zbulon tre surpriza

Lista e Gjermanisë, Löw zbulon tre surpriza

Joachim Löw është njeriu i surprizave. Sot trajneri i kombëtares gjermane zbuloi listën e skuadrës kampione bote për dy ndeshjet e radhës ndaj San Marinos dhe Italisë. Sfida e parë do të jetë e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” dhe do të luhet më 11 nëntor, teksa katër ditë më pas “pancerat” kanë programuar miqësoren me Italinë. Surprizat e teknikut janë tre: Serge Gnabry (Werder Bremen), Yannick Gerhardt (VfL Wolfsburg) dhe Benjamin Henrichs (Bayer Leverkusen).

Löw u shpreh: “Ne gjithmonë duam t’u japim të rinjve një shans për të treguar veten. Tani duam të shohim këta tre lojtarë, të cilët i njohim nga skuadra U-21. Në muajt e fundit ata kanë bërë ndeshje të mira.”

Sakaq, Gjermania do të ketë nëntë kampionë bote dhe sulmuesin e rikthyer (më në fund) Mario Gomez. Mesut Özil është lënë pushim me lutjen e trajnerit Arsene Wenger, teksa Toni Kroos dhe Sami Khedira pritet të luajnë vetëm në San Marino. Aktualisht, Gjermania kryeson në grupin C të Eliminatoreve me tri fitore.

Kjo është skuadra e ftuar për dy ndeshjet:

Manuel Neuer (Bayern München), Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona).
Jerome Boateng (Bayern München), Yannick Gerhardt (Wolfsburg), Jonas Hector (Cologne), Benjamin Henrichs (Bayer Leverkusen), Benedikt Howedes (Schalke), Mats Hummels, Joshua Kimmich (Bayern Munchen), Shkodran Mustafi (Arsenal), Sebastian Rudy (Hoffenheim), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen).

Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Serge Gnabry (Werder Bremen), Mario Gomez (Wolfsburg), Leon Goretzka (Schalke), Mario Gotze (Borussia Dortmund), Ilkay Gundogan (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Max Meyer (Schalke),

Thomas Muller (Bayern Munchen), Kevin Volland (Bayer Leverkusen), Julian Weigl (Borussia Dortmund).