Lista e gjatë e zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj

Lista e gjatë e zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj

Qeveria Haradinaj po del të jetë qeveria më numrin rekord të zëvendësministrave për dallim nga qeveritë e kaluara. Deri më tash janë emëruar mbi 50 zëvendësministra numër ky që pritet të rritet në ditët në vazhdim, pasi që ende nuk janë plotësuar në faqet zyrtare të ministrive.

Deri tash në disa ministri janë publikuar emrat e zëvendësministrave mirëpo ka shumë ministri të cilat nuk i kanë vendosur emrat e tyre në faqet zyrtare, shkruan Telegrafi.

Duke komentuar për këto emërime kryeministri Haradinaj, ditë më parë ka thënë se kjo nuk paraqet humbje të mjeteve të buxhetit, pasi që sipas tij, dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara.

 

Nga ministritë të cilat prijnë me numrin më të madh të deritashëm të zëvendësministrave janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik me nga pesë zëvendësministra.

Ndërkaq vlen të theksohet, se në disa ministri ende nuk janë emëruar zëvendësministrat siç është rasti me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Kurse, disa ministri të tjera ndonëse janë emëruar zëvendësministrat, këto ministri nuk i kanë bërë publike në ueb-faqet e tyre zyrtare.

Radhitjen e ministrive me numrin e zëvendësministrave dhe emrat e tyre:

  1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë-5 zv/ministra

Muharrem Nitaj, Arbër Geci, Bajrush Sezairi, Mustaf Myrtaj, Heset Sahiti

 

  1. Ministria e Zhvillimit Ekonomik- 5 zv/ministra
  • Fatir Berzat, Usmen Baldzi, Xhavit Zariqi, Besnik Beka, Gani Koci

 

  1. Ministria e Punëve të Jashtme- 3 zv/ministra
  • Gjergj Dedaj, Anton Berisha, Rejhan Vuniqi, Besnik Hoti

 

  1. Ministria e Punëve të Brendshme – 3 zv/ministra:
  • Abdulselami Shkodra, Izmi Zeka dhe Milan Radojevic.

 

  1. Ministria e Financave- 3 zv/ministria
  • Mustafa Grainca, Fatmir Gashi, Bojan Stojanoviq

 

  1. Ministria e Diasporës- 3 zv/ministria
  • Faruk Nura, Cerim Bajrami, Arian Daci

 

  1. Ministria e Bujqësisë – 3 zv/ministra
  • Vesel Krasniqi, Isni Kilaj, Egzonit Jakupi

 

  1. Ministria e Shëndetësisë- 3 zv/ministra
  • Ali Berisha, Granit Abdullahu, Muharrem Kuçi

 

  1. Ministria për Komunitete dhe Kthim- 3 zv/ministra
  • Milazim Gashi, Naser Meta, Qazim Rahmani

 

  1. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- 3 zv/ministër
  • Fatmir Matoshi, Aleksandar Spasiq, Kurtan Kajtazi

 

  1. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- 2 zv/ministra
  • Burbuqe Bakija-Deva, Resul Makreshi

 

  1. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës- 2 zv/ministra
  • Agim Çeku, Brahim Mehmetaj

 

  1. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale- 2 zv/ministra
  • Vesel Makolli, Besart Jashari

 

  1. Ministria e Drejtësisë- 1 zv/ministër
  • Vesna Mikiq
  1. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë- 1 zv/ministër
  2. Bujar Cakolli

 

  1. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- 1 zv/ministër
  • Bashkim Krasniqi