Lista e ‘Forbes’, kryeson Ronaldo

25.09.2016 11:00
Lista e ‘Forbes’, kryeson Ronaldo

Cristiano Ronaldo është sportisti, i cili do të fitojë më shumë para në vitin 2016, rreth 88 milionë dollarë, që përbëjnë rreth 78 milionë euro.

Ylli portugez i Real Madridit kryeson listën e “Forbes” për sportistët, duke u renditur para argjentinasit Leo Messi, me të cilin konkurron në të gjitha drejtimet, brenda e jashtë fushës së blertë.

“Forbes ka vlerësuar se argjentinasi i Barcelonës do të fitojë 81.4 milionë dollarë këtë vit, çka e vendosë atë në vendin e dytë, në listë. Të dy lojtarët dominojnë këtë renditje, duke qenë jo pak përpara LeBron James, Roger Federer dhe Kevin Durant, të cilët kompletojnë pesëshen e sportistëve më të paguar në botë për vitin 2016”, shkruan telesport.

Tenisti zviceran fiton më shumë nga kontratat dhe reklamat e imazhit, shumë e cila raportohet në rreth 60 milionë dollarë në vit. Nga spanjollët, më lart në këtë listë qëndron Rafa Nadal, në vendin e 21-të, përpara Neymar, me 37.5 milionë dollarë në vit. Disa vende prapa, në 24-in, është Fernando Alonso, me 36.5 milionë dollarë. Vetëm dy femra, dy lojtaret e tenisit, Serena Williams, në vendin e 40-të, dhe Maria Sharapova, në vendin e 88-të, përfshihen në listën e 100 sportistëve më të paguar për këtë vit.