Lirohet qytetari serb që dyshohej për krime lufte në Kosovë

12.01.2018 20:36
Lirohet qytetari serb që dyshohej për krime lufte në Kosovë

Qytetari serb i Kosovës, Bogdan Mitroviq, 74 vjeç, i cili më 28 gusht ishte arrestuar në Kosovë, është liruar sot nga burgu.

Mitroviq ishte arrestuar më 28 gusht të vitit të kaluar në Mushtisht të Suharekës, i ndarë nga grupi i serbëve që po vizitonin një kishë në atë fshat.

Ai akuzohej për “vepra kriminale” ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999.

Për arrestimin e tij vitin e kaluar kishin reaguar edhe institucionet e Serbisë, përfshirë presidentin serb Aleksandar Vuçiq. /Insajderi.com