Lirohet nga spitali psikiatrik njeriu që tentoi ta vriste presidentin amerikan

Lirohet nga spitali psikiatrik njeriu që tentoi ta vriste presidentin amerikan

John Hinckley, njeriu që tentoi të vrasë ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan, do të lirohet nga spitali psikiatrik muajin tjetër pas 35 viteve.

Reagan dhe tre persona të tjerë ishin lënduar gjatë të shtënave me armë në një hotel në Washington në mars të vitit 1981, njofton BBC.

Hinckley nuk ishte shpallur fajtor për shkak se ishte thënë se vuan nga sëmundje psikike por ishte dërguar për trajtim në një spital.

Atentatori 222

Kohëve të fundit ai është lejuar që të kalojë rreth dy javë në muaj në shtëpinë e nënës së tij nën masa sigurie të rrepta.

Disa ndalesa, përfshirë këtu edhe komunikimi me media, do të vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Reagan ishte plagosur por kishte arritur të shërohej.  Sulmi kishte ngjallur reagim në mbarë botën./Insajderi.com