Lirohet magjistralja Prishtinë-Gjilan

Lirohet magjistralja Prishtinë-Gjilan

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, ka thënë për Insajderin se magjistralja Prishtinë-Gjilan tashmë është e lirë për qarkullim.

“Më herët ka qenë një protestë ku është bllokuar magjistralja, por tash rruga është liruar”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

Qindra qytetarë më herët kishin bllokuar rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan, duke kundërshtuar ardhjen e një delegacioni serb në Kosovë për të bërë fushatë për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 2 prill në Serbi./Insajderi.com