Arrestimi, sipas PK-së, ishte bërë me ur" />

Lirohet Donika Kadaj-Bujupi

Lirohet Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e”Vetëvendosjes”, Donika Kadaj – Bujupi, është liruar pas arrestimit të saj sot nga Policia e Kosovës në Han të Elezit.

Arrestimi, sipas PK-së, ishte bërë me urdhërarrest të Gjykatës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Tinka Kurti, zëdhënëse për media nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Klan Kosova.

“Sapo është liruar Donika. Ka pas shumë shkelje gjatë procedurave, përfshirë atë se nuk i kanë caktuar avokat siç është paraparë me ligj”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com