Lirohen nga pagesa e semestrit familjet që kanë më tepër se një student në UP

Lirohen nga pagesa e semestrit familjet që kanë më tepër se një student në UP

Këshilli Drejtues i Universitetit  të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa çdo studentë i cili në atë universitet ka dhe një motër ose vëlla të regjistruar.

Këtë njoftim e ka dhënë sot Universiteti i Prishtinës në lidhje me aplikimin për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e UP-së për vitin akademik 2016/2017.

Vendimi vlenë për studentë të nivelit bachelor dhe master.

“Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë tjerë nuk do të paguajnë”, shkruan në vendimin e UP-së. /Insajderi.com