Lirohen nga arresti shtëpiak aktivistët e Vetëvendosjes

22.08.2017 16:35
Lirohen nga arresti shtëpiak aktivistët e Vetëvendosjes

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, janë liruar nga mbajtja në arrest shtëpiak.

Aktivistët Egzon Haliti, Adea Batusha dhe deputeti Frashër Krasniqi janë liruar nga kjo masë, ndërsa Atdhe Arifi është liruar nga paraburgimi.

Atyre u është zëvendësuar kjo masë me paraqitje në polici.