Lirohen Albin Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes

Lirohen Albin Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes

Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit, me vendim të Gjykatws së Apelit janë  liruar nga paraburgimi, ndërsa iu është caktuar masa e paraburgimit shtëpiak. Lajmi është konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i gjykatës, Arbër Jashari.

Ai  ka sqaruar se Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do jetë e lirë pa ndonjë masë siguruese.

Seanca e radhës ndaj deputetëve pritet të mbahet me 1 dhjetor./Insajderi.com