Lirak Çelaj thotë se Shpend Ahmeti po mashtron votuesit

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës po mashtron votuesit me kandidimin për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Lirak Çelaj thotë se Shpend Ahmeti po mashtron votuesit

Si kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur të kërkojë votën dhe të bëhet deputet i Vetëvendosjes për legjislaturën e gjashtë.

Dikush po i kërkon që për shkak të këtij gjesti të japë dorëheqje.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë se me kandidimin e Ahmetit për deputet të Kuvendit, komuna e Prishtinës ka mbetur pa zot shtëpie.

Çelaj të dielën ka deklaruar se Shpend Ahmeti po manipulon me elektoratin kosovarë, ngase sipas tij, kandidimi i tij po bëhet vetëm për të mbledhë vota për partinë.

“Cilido që ka një post politik në rast kandidature për ndonjë subjekt politik do të duhet ta lëshojë atë. Prishtina pra momentalisht është pa udhëheqje. Gjesti i tij i fundit po e tregon pikërisht fytyrën e Shpendit. Manipulon me elektoratin, luan me atë natyrisht që pranojnë të manipulohen në një situatë të tillë”, ka thënë Çelaj për Express.

Ahmeti kishte deklaruar se do të rikandidojë për kryetar të Prishtinës, mirëpo kandidimi edhe për deputet të Kuvendit të Kosovës ka vënë në dyshim rikandidimin e tij në komunë. /Insajderi.com