Lirak Çelaj kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës: Do ta mund Shpend Ahmetin

14.03.2017 22:39
Lirak Çelaj kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës: Do ta mund Shpend Ahmetin

Lirak Çelaj, zëvendësministër i Drejtësisë dhe kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, është kandidat i kësaj dege për kryetar të Prishtinës.

Kështu, në mënyrë unanime ka votuar sonte Kryesia e kësaj dege në mbledhjen e vet e cila temë pati zgjedhjet lokale që mbahen në fund të këtij viti.

Lajmin për këtë e kandidim për koha.net e ka konfirmuar vetë kandidati Lirak Çelaj.

“Po, Kryesia e degës së PDK-së së Prishtinës më ka kandiduar për kryetar të kryeqytetit të vendit”, ka thënë Çelaj për portalin.

Në pyetjen se a pret garë të madhe me kryetarin e aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, Çelaj është përgjigjur:

“Shpend Ahmeti do të humbasë nga të gjithë ata me të cilët do të përballet. Edhe me mua. Ai nuk ka bërë asgjë për Prishtinën”.