Lipjani bëhet me shtatore të komandantit Adem Jashari

Lipjani bëhet me shtatore të komandantit Adem Jashari

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti bën të ditur se qyteti të cilin e drejton ai do të bëhet me shtatore të komandantit legjendar Adem Jashari.

“Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari po merr formë, gati për finalizim, shumë shpejt sheshi i qytetit të Lipjanit do të ketë nderin dhe krenarinë ta mbajë Shtatoren e Heroit Kombëtar Adem Jashari”, ka shkruar Ahmeti.