Dua Lipa do të performojë në festivalin Lollapalooza

Dua Lipa do të performojë në festivalin Lollapalooza

Këngetarja nga Prishtina me famë botërore, Dua Lipa, do të jetë pjesë e njërit prej festivaleve të muzikës më të mëdha në botë, Lollapalooza në Paris.

Ky festival mbledh artistët më të mirë në botë të zhanreve të ndryshme.

Krah Dua Lipës në këtë festival do të performojnë edhe artistë si: Gorillaz, French Montana, Travis Scott, Rag’n’Bone Man, Bastille.

Festivali Llollapalooza Paris do të mbahet më 21 e 22 korrik 2018.