Lionel Messi vendos një tjetër rekord kundër Leganés

Leo Messi është një lojtar i palodhur së shënuari gola, por edhe së thyeri rekorde. Ndaj Leganés Blaugranët kanë goditur shpejt, në vetëm 15 minuta.

Lionel Messi vendos një tjetër rekord kundër Leganés

Portën e debutuesve në La Liga e ka tundur edhe ylli argjentinas i Barcelonës, i cili i ka sjellë një tjetër rekord pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, njofton Telesport.

Argjentinasi bëhet tashmë lojtari i parë në historinë e elitës së futbollit spanjoll, që shënon gola në 34 fusha të ndryshme. Messi ishte i bashkëlidhur në shifrën “33” me ish-lojtarin legjendar të Real Madridit, Raul Gonzalez, në këtë drejtim, por sot e ka parakaluar atë.

Ekipet që kanë vuajtur më shumë nga golat e Lionel Messit janë Atletico Madrid dhe Sevilla, të cilat kanë pësuar nga 21 dhe 20 gola, nga ai./Insajderi.com