Lionel Messi tremb Barcelonën: Mund të shkoj në Kinë

Lionel Messi tremb Barcelonën: Mund të shkoj në Kinë

Klubet kineze falë shumave të parave pa llogari që po shpenzojnë në futboll nuk stepen as për të tentuar afrimin e lojtarëve më të mëdhenj në botë.

Një nga emrat e përmendur shpesh për transferim me shifra marramendëse në Kinë është edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Edhe pse e ka thënë shpesh që ëndrra e tij është ta mbyllë karrierën te katalanasit, argjentinasi nuk përjashton asnjë mundësi për të ardhmen e karrierës së tij kur pyetet për një transferim të mundshëm drejt Kinës.

“Nuk mund të them që një transferim drejt Kinës është i pamundur. Askush nuk mund të thotë në futbollin e sotëm që diçka është e pamundur. Megjithatë një gjë të tillë nuk është se e kam menduar ndonjëherë”, tha Messi në një intervistë për “ESPN”. /Insajderi.com