“Lionel Messi nuk do të përshtatej te Real Madridi”

“Lionel Messi nuk do të përshtatej te Real Madridi”

Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio, beson se nuk ka vend për Lionel Messin te kampionët europianë.

21-vjeçari është lidhur me një lëvizje larg gjigantëve të La Liga-s, por pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re me Real Madridin.

Disa lojtarë nga skuadra e Zinedine Zidane janë të etur për të marrë më shumë kohë aktivizim, duke përfshirë James Rodriguez dhe Alvaro Morata. Por Asensio është i lumtur me skuadrën e Real Madridit, shkruan Telesport.

Real Madridi sipas tij nuk do të kishte vend për yllin e Barcelonës dhe Argjentinës, Leo Messi.

“Jo tani,” – tha ai për “Marca”, kur u pyet nëse Messi do të përshtatej në skuadrën e Real Madridit.

“Skuadra është shumë e mirë, ashtu siç është. Nëse qëndrojmë ashtu siç jemi, kemi përsosmëri”, ka thënë ai.

Asensio luajti 23 ndeshje në sezonin 2016-2017, duke shënuar tre gola.