Ylli i Barcelonës, Leo Messi 30 vjeç, kishte një rol në pengimin e ardhjes së futbollistit brazilian të Liverpoolit, Coutinho në Kamp Nou.

Lionel Messi bllokoi ardhjen e Coutinhos në Barcelonë

Lionel Messi bllokoi ardhjen e Coutinhos në Barcelonë

Ylli i Barcelonës, Leo Messi 30 vjeç, kishte një rol në pengimin e ardhjes së futbollistit brazilian të Liverpoolit, Coutinho në Kamp Nou.

Arsyeja është se Messi nuk do të donte që Ivan Rakitiç, apo Sergi Roberto, të përdoreshin për shkëmbim për blerjen e futbollistit brazilian, aq të kërkuar nga Barcelona.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta lokale e Liverpoolit, Liverpool Echo.

Mësohet se në orët e fundit Barcelona është tërhequr nga përpjekja për blerjen e Coutinhos dhe tashmë i ka përqëndruar forcat në blerjen e Dembeles, Seri dhe së fundi edhe Angel Di Marias.