Linda Halimi publikon këngën që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Linda Halimi publikon këngën që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Këngëtarja Linda Halimi e cila do ta përfaqësoj Shqipërinë në ‘Eurovision Song Contest 2017’, ka publikuar videoklipin e këngës së saj “World”.

Kënga “World” është një baladë me një tematikë që prek shumë çështje si, luftërat në botë.

Versioni anglisht i këngës është miksuar në studion e Marco Borsatti, orkestruar nga Andrea Camilletti, Shpëtim Saraçi dhe Kldian Qafoku, ndërsa masterizimi i këngës është bërë nga Tom Coyne në Sterling Sound Studio.