Linda Halimi në faqen e parë të revistës “People”

Linda Halimi në faqen e parë të revistës “People”

Këngëtarja Lindita Halimi ka dalë në faqen e parë të revistës “People” për suksesin e saj në humbjen e peshës.

Linda e cila ndodhet në SHBA ku mori pjesë edhe në American Idol, po provon suksesin e saj në tokën e ëndrrave por me një look ndryshe nga ai që ishim mësuar ta shihnim.

Këngëtarja ka humbur shumë kile dhe këtë e ka rrëfyer edhe për revistën e famshme.

Vetë Linda ka njoftuar për lajmin në rrjetin social facebook ku shkruan:

“Në edicionin special të revistës People momentalisht! Nga te gjitha storiet , e imja eshte njera nga dy historite me te vecanta te suksesit te humbjes se peshes”.

Ajo është rritur gjatë luftës në Kosovë, kështu që të ngrënit ishte një akt ekzistencial.

“Ne kurrë nuk e dinim se kur do të ishte hera tjetër që do të hanim. Haja madje një picë të tërë për vete, qese të mëdha me karamele dhe kavanoza të tëra me nutella.

Ishte ndjenja më e keqe në botë, të mos ishe në gjendje të haje kur doje të haje. Pra, kur lufta mbaroi, unë haja ne menyrë të pakontrolluar për të plotësuar urinë dhe neprin e të gjithë kohës që nuk mund ta bëja këtë. Dhe kështu shëndeti mori një kthesë të gabuar”, tregon Halimi për revistën People.