Linda Halimi kërkon suksesin në Amerikë

Linda Halimi kërkon suksesin në Amerikë

Këngëtarja kosovare, Linda Halimi, është duke kërkuar suksesin në Amerikë. Halimi, e cila viteve të fundit është shpërngulur nga Kosova për në Amerikë, do të marrë pjesë në spektaklin më të njohur në Amerikë, “American Idol”.

Fituesja e shumë çmimeve në spektaklet muzikore në Shqipëri dhe Kosovë, më 6 janar do të tregojë talentin e saj muzikor para jurisë amerikane. “American Idol edhe disa ditë…”, ka njoftuar Linda fansat e saj.

Linda Halimi njihet për zërin e saj, ndërsa në Amerikë ajo jeton me të fejuarin Big D.

– See more at: http://www.albinfo.ch/linda-halimi-kerkon-suksesin-ne-amerike/#sthash.8LizJBxl.dpuf