Limani: S’e kam pritur që Surroi e mbron Mulla Shefqetin

Limani: S’e kam pritur që Surroi e mbron Mulla Shefqetin

Veton Surroi ka botuar një shkrim ku kritikon Shtetin dhe Prokurorinë e Kosovës, lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj Imamit Shefqet Krasniqi. Duke thënë se Shefqet Krasniqi është i pafajshëm.

Publicisti, Mufail Limani, nuk po mund të besoj që Veton Surroi i ka dal në krah ish- imamit në Xhamin e Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit.

Limani ka thënë se asnjëherë nuk do të besonte se Surroi do të i dilte në krah, Krasniqit, ai ka thënë se Surroi është verbuar nga hakmarrja

“Surroi është verbuar nga hakmarrja. Po të më thoshte dikush para një ose dy dekadash se një ditë Veton Surroi do i del krah, dikuj si ‘Mulla Shefqeti’, do e merrja si diçka që, thjeshtë nuk mund të ndodhë”, ka thënë publicisti Mufail Limani.

Publicisti Mufail Limani dhe Drejtori i Transmetuesit Publik RTK ka reaguar duke u befasuar me qërimin e Surroit për këtë rast.

“Vërtetë për keqardhje ky lloj “rezonimi” i shtrirë në një keso rrëfenje politike me figura e figurëza pseudo-letrare e pseudo-juridike, ku nuk shihet gjë më shumë se edhe një autoportret i radhës, i një personi të helmuar e verbuar nga urrejtja dhe hakmarrja”, ka nënvizuar Limani.

Limani më tej ka shtuar se ‘kalbja është një si proces i natyrës se disa gjerave dhe të vetë njerëzve të të gjitha sojeve, në horizontin e kohës. Por, kjo është Tepër”, ka përfunduar reagimin Limani./Insdajderi.com