Limaj: Treni ka ardhë si rezultat i bisedimeve avantureske

Limaj: Treni ka ardhë si rezultat i bisedimeve avantureske

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar se treni  që është nisur nga Serbia për në Kosovë është rezultat të dialogut në mes të dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook Limaj ka thënë që kjo qeveri nuk mund të kontrolloj kufirin Kosove-Serbi e as ta ndal trenin.

“Treni me mbishkrimin në të: Kosova është Serbi, i cili po pritet të vijë sot nga Beogradi në Mitrovicë nuk është linjë transporti, por ky tren tashmë edhe në mënyrë simbolike po i sjell rezultatet e deritanishme të bisedimeve avantureske e të papërgjegjshme që i ka bërë qeveria e Kosovës”, shkruan Limaj.

Sipas Limajt qytetarëve të Kosovës edhe njëherë po ju bëhet me dije se udhëheqja aktuale shtetërore nuk është në gjendje ta mbroj vendin.