Limaj thotë se që nga nesër do të ketë zhvillime pozitive

Limaj thotë se që nga nesër do të ketë zhvillime pozitive

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e tij dhe deputetëve të kësaj partie në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

“Ne nesër do të jemi në Kuvend”, ka thënë Limaj gjatë një konference.

“Kërkesa ime është që të jemi të përgjegjshëm ndaj kërkesave dhe obligimeve të votuesve tanë. Kosova ka nevojë për ndërtim të institucioneve dhe nga nesër do të ketë zhvillime pozitive për vendin”, ka shtuar ai.