Limaj thotë se gjyqtarët dhe prokurorët “e para luftës” nuk duhet lejuar të punojnë

Limaj thotë se gjyqtarët dhe prokurorët “e para luftës” nuk duhet lejuar të punojnë

Kryetari i partisë NISMA- ka dhënë një premtim që lidhet me drejtësinë gjatë një tubimi në Drenas.

Pasi ka folur për bujqësinë që duhet reformuar ka folur edhe për reformat në drejtësi. Ka dhënë një ide për prokurorët dhe gjyqtarët të cilët kanë punuar në vitet ’90.

“Ka ardhë koha për një qeveri reformatore, e reforma më e madhe që duhet me u bë është reforma e drejtësisë.  Kosova praktikisht ka një sistem të kapur.”

“Të gjitha ata gjyqtarë, prokurorë që kanë punuar në kohën e regjimit të Millosheviç nuk mund të punojnë në gjykatat e Kosovës, le të shkojnë në pension,” vazhdoi Limaj.

E ndonëse kjo parti para zgjedhjeve i bashkoi forcat me AAK-në e PDK-në, Limaj tha se do ju qëndrojnë besnik parimeve të partisë.

“Ministrat tonë të Nismës, deputetët tone, do të jenë aty m’i nejt mbi kry që kërqysh në asnjë variant nuk guxon me rrëshqitë prej vizonit për t’cilin jemi marrë vesh, çfarëdo tërheqje nga ai vizon nuk ka mbështetje të Nismës”.

“Ne nuk bëjmë kompromise me parime”, përfundoi Limaj.