Artikull i sponsorizuar

Limaj thotë se dyfishimi i votës se Nismës, proces i pashmangshëm

Limaj thotë se dyfishimi i votës se Nismës, proces i pashmangshëm

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton do të jetë befasia pozitive e zgjedhjeve të 22 qershorit. Ka thënë se Nisma dyfishimi i votave të Nismës në këto zgjedhje do të jetë proces i pashmangshëm.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka bërë me dije se Nisma do të jetë zëri i të gjithë atyre të cilët e ndjejnë vetën të papërfaqësuar.

Tutje, Limaj ka thënë se projekti socialdemokrat është ai i cili i duhet më së shumti Kosovës.

“Synojmë të drejtojmë disa komuna. Do të kemi mbi 100 këshilltarë komunal dhe do të jemi përcaktues në shumë komuna të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

 

Postimi i plotë i Limajt:

Dyfishimi i votës se Nismës në zgjedhjet e 22 tetorit, proces i pashmangshëm

Nisma për Kosovën do të jetë befasia pozitive e këtyre zgjedhjeve. Projekti socialdemokrat po përqafohet nga qytetarët e vendit.

Nisma për Kosovën ka zgjedhur të jetë zëri i të gjithë atyre të cilëve u bëhet padrejtësi. Ne do të jemi zëri i punëtorit, e bujkut, do të jemi zëri i qindra familjeve të cilët nuk e kanë asnjë anëtarë  të punësuar. Do të jemi zëri i djemve dhe vajzave të reja në asambletë komunale në të gjithë Kosovën.

Projekti socialdemokrat i duhet më së shumti Kosovës. Socialdemokratet pas tre, katër viteve do të jenë shumicë në Kosovë.

Në këtë kontekst, dyfishimi i votës për Nismën në këto zgjedhje do të jetë i pashmangshëm.

Ne nuk duam votë, e cila sjellë përçarje mes shqiptarëve. Nuk duam votë mbi bazën e premtimeve mashtruese, ne duam votë për projekte.

Prandaj, them se Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve. Synojmë të drejtojmë disa komuna. Do të kemi mbi 100 këshilltarë komunal dhe do të jemi përcaktues në shumë komuna të Kosovës.

Prandaj votojeni Nismën dhe numrin