Limaj: Reçaku, dëshmia e planit shfarosës të Serbisë

Limaj: Reçaku, dëshmia e planit shfarosës të Serbisë

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka bërë homazhe në Reçak, ku ka deklaruar se dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku.

Plani ky i cili kishte për qëllim shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë, njofton Insajderi.

“Dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku, ishte plani për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë. Duke ju falënderuar zërit humanitar, njerëzor, diplomatik dhe demokratik nga i nderuari Ambasadori Voker dhe angazhimin e shumë ushtarëve dhe qytetarëve të komunës së Shtimes dhe fshatit Reçak, fatet e Kosovës ndryshuan duke filluar bota ta sheh dhe merret shumë seriozisht me regjimin e Millosheviqit, dhe çdo gjë që ka ardhur pas kësaj dhe në shërbim të mirë për Kosovën, ka ardhur duke ju përkulur dhe falënderuar gjakut të këtyre njerëzve”, ka thënë Limaj në Facebook.

Limaj, duke përkujtuar të rënët dhe idealet për lirin e këtij vendit bëri thirrje që të ketë angazhim të mirëfilltë të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

“Angazhimi ynë për ndërtimin e mirëfilltë të shtetit tonë, çdo herë duhet të bëhet mbi bazën e idealëve të të rënëve për lirinë e këtij vendi. Është një moment i veçantë, ku të gjithë ne duhet të përkujtojmë dhe të jetojmë me këtë përkujtim të lartë. Lavdi!”.thuhet më tutje në llogarin e Limajt në Facebook. /Insajderi.com