Limaj përkrah dialogun me Serbinë, por s’flet për Thaçin si kryenegociator

02.06.2018 15:35
Limaj përkrah dialogun me Serbinë, por s’flet për Thaçin si kryenegociator

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se e përkrahin vazhdimin e dialogut me Serbinë derisa ka hezituar të tregojë qëndrimin e tij për Hashim Thaçin si kryenegociator.

Ai ka bërë thirrje të mos përsëriten gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën, mirëpo ka refuzuar të flasë për emrin e Thaçit si udhëheqës të dialogut, duke thënë se temat nacionale janë mbi partitë politike dhe mbi individët.

“Në asnjë mënyrë të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. Sepse pastaj na kanë kushtuar shumë”, ka thënë ai.

“Natyrisht, neve na presin tema të mëdha. Këtë qeverisje e kanë pritur tema të mëdha që nga themelimi. Ne si parti, reflektojmë poziitivet dhe duam unitet”, ka shtuar ai, ne nje konference per media./Gazeta Alo