Artikull i sponsorizuar

Limaj: Nisma synon fitoren në Prizren, Kaçanik, Shtime, Drenas e Malishevë

Limaj: Nisma synon fitoren në Prizren, Kaçanik, Shtime, Drenas e Malishevë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma pret rezultat të mirë nga zgjedhjet e 22 tetorit. Shenjat, sipas tij, janë të mira pasi po përqafohet koncepti socialdemokrat. Programi i Nismës, sipas tij, është i njohur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Koncepti socialdemokrat është i së ardhmes. Ne presim rezultate në disa komuna në Kosovë. Nisma për Kosovën do të jetë prezente në secilën asamble të Kosovës. Në 60 % të komunave presim të jemi pjesë e qeverisjeve lokale. Në katër, pesë komuna presim të drejtojmë. Prizren, shtime, Drenas, Malishevë, Kaçanik”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se presin rritje të votës popullore.

“Në Prishtinë nuk është ndërtua asnjë shkollë e në Malishevë 15 shkolla pa ndihmën e qeverisë, qysh mos me prite rezultate. Nisma është kthyer në një urë të bashkimit të forcave politike. Projekti socialdemokrat është projekt i së ardhmës, ka ardhur koha e punëtorit, ka ardhur koha e Nismës”, ka shtuar Limaj.