Limaj: Në një shtet normal Ramush Haradinaj sot do të lirohej

Limaj: Në një shtet normal Ramush Haradinaj sot do të lirohej

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjë shtet normal nuk do të lejonte që të i ndodhtë një gjë tillë madje as një qytetarit të saj e lere më  një ish- kryeministrit të Kosovës siç po ndodh me ish- kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Me arsyet për të cilat është ndaluar dhe po mbahet Ramushi, asnjë shtet normal dhe i dinjitetshëm nuk do të lejonte që ti ndodh kjo as edhe një qytetari të tij, e aq më pak një ish Kryeministri”, ka shkruar Limaj.

“Këta që sot po e drejtojnë shtetin tonë, ka vite që me entuziazëm kanë punuar në rrënimin e dinjitetit të shtetit. A nuk ishin po këta udhëheqës të shtetit tonë që pak ditë para se të ndalohej Ramushi, e akuzonin atë me po të njëjtat akuza me të cilat edhe është lëshuar fletarrestimi nga Serbia”, ka thënë Limaj

Gjykata në Colmar të Francës e ka shtyr vendimin për Ramush Haradinajn për 6 prill./Insajderi.com