Artikull i sponsorizuar

Limaj në Malishevë: T’i mbështesim ata që punojnë, sikurse kryetari Begaj

Limaj në Malishevë: T’i mbështesim ata që punojnë, sikurse kryetari Begaj

Limaj i bindur në fitorën e Nismës pa balotazh në Malishevë Rinia e Nismës për Kosovën, dega në Malishevë ka mbajtur tubim zgjedhor.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Limaj tha se ka një mori arsye pse duhet të vazhdoj qeverisja lokale e Nismës në Malishevë.

Malisheva, sipas tij, është dukshëm më mirë se komunat tjera, për sa i përket infrastrukturës, ndërtimit shkollave dhe gjërave tjera.

Limaj tha se çdo banorë i komunës se Malishevë duhet të ndihet krenar për qeverisjen në këtë komunë. Ka përmendur ndërtimin e 15 shkollave të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës në çdo fshat të Malishevës.

“Koha është për t’i mbështetur ata që duan të punojnë. Ky është angazhimi i jonë. Ne jemi atje në Qeveri dhe nuk do të ju harrojmë juve. Kemi shumë programe për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Malishevës”, ka thënë Limaj.

Limaj kërkoi nga të rinjtë të mbështesin kandidatët e Nismës për asamble. Ai i siguroi të rinjtë se do të mbështesin projektet e rinisë se Nismës.

Ai tha se në tubimin përmbyllës të Nismës, i cili do të mbahet të dielen do të konfirmohet fitorja e Nismës dhe atë pa balotazh.

E, kryetari i komunës se Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se i është mirënjohës rinisë për kontributin e tyre. Ka thënë se bashkë me rininë kanë qenë shumë bashkëpunues dhe të njëjtën e pret nga rinia edhe në mandatin e ardhshëm.