Limaj: Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës

Limaj: Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka qëndruar sot në Gllogjan për shënimin e përvjetorit të Epopesë të Dukagjinit.

Ky është postimi që ka bërë Limaj në Facebook:

20 vjet më parë në Gllogjan, në betejën e njohur si të Dukagjinit, u zhvillua një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo betejë ishte vazhdimësi e betejës së nisur më 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz nga komandanti legjendar Adem Jashari. Beteja e 24 marsit 1998 shënoi edhe zgjerimin e luftimeve në Kosovë, duke e masovizuar edhe më shumë luftën çlirimtare të Kosovës.

Sot, ne të gjallët me respekt kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që sot nuk janë në mesin tonë.
Saktësisht një vit pas betejës së Gllogjanit, ndodhi fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe si rezultat i luftës së drejtë që po zhvillonte populli i Kosovës. Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës.