Limaj heziton të ngjitet në skenë me Veselin dhe Haradinajn

Limaj heziton të ngjitet në skenë me Veselin dhe Haradinajn

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Këtu është parë kryetari i Nisma, Fatmir Limaj që ka hezituar për të dalë në skenë, me të nominuarin e tyre për kryeministër, Ramush Haradinajn dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli ka qenë i fundit që ka folur dhe për të përmbyllur gjithçka, ai ka ftuar në skenë Haradinajn që është nisur menjëherë dhe Limajn – por që ky nuk ka lëvizur nga vendi, shkruan sot Klan Kosova.

Aty është parë Haradinaj teksa e ka tërhequr për dore Limajn.

Është dashur një sinjalizim i Kadri Veselit që ka shtyrë kandidatin për kryeministër të kthehej sërish mbrapa e ta merrte Limajn.

Limaj është parë se hezitoi, por që në fund iu bashkua lartë atyre, për të përmbyllur fushatën për zgjedhjet e së dielës.