Limaj: Haradinaj do të punojë për ç’kapjen e shtetit

Limaj: Haradinaj do të punojë për ç’kapjen e shtetit

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se anëtarët e kësaj partie nuk kanë ndryshuar as në qëndrime e as në parime.

Limaj ka thënë se janë në gjendje të sakrifikohen sa herë është e nevojshme për atdheun.

“Ne besojmë në çkapjen e Shtetit. Besojmë se Kryeministri do të punojë në çkapjen e këtij shteti, Do të punojmë në përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, arsim. Besojmë në ndryshimet që do t’i sjellë Kryeministri Haradinaj”, ka thënë Limaj, në Konventën Parazgjedhore të NISMA.

“Nuk do të ketë më tre kryeministra. Do të jetë një qeveri që do t’ia kthejë dinjitetin Kosovës”, ka thënë Limaj.

“Ne kemi thënë që në fillim se Qeveria e 2014 do ta hajë vetveten. E patë në Parlament. Ndryshimi kemi thënë se do të jetë Kryeministri nga Opozita. Dhe, është Ramush Haradinaj. Ne para katër viteve jemi rreshtuar dhe i kemi dhënë besimin z. Haradinaj për Kryeministër të Kosovës”, ka shtuar ai.

Fatmir Limaj bashkë me Ramush Haradinajn kanë hyrë në koalicion me PDK-në dhe kanë nominuar Kryetarin e AAK-së për Shef të Qeverisë. /Insajderi.com