Limaj fton qytetarët e Klinës të votojnë për Nezir Gashin

Limaj fton qytetarët e Klinës të votojnë për Nezir Gashin

Nisma për Kosovë ka mbajtur sonte tubim përmbyllës në Gllarevë të Klinës, ku kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se kanë filluar me u fut në një proces të ri të zhvillimit ekonomik, ndërsa ka kërkuar nga të rinjtë dhe të rejat intelektualë që t’i japin shtyje kësaj fryme të re.

Limaj ka bërë thirrje të mos dorëzohen para të keqes, por të bashkohen dhe me këmbëngulje të arrin rezultate të mira.

“Dorëzimi, është me ia dha mundësinë të keqes, heqja dorë, është me ia dhënë një mundësinë të keqes. Këmbëngulja nuk ka qare pa pasur rezultat. E kemi nis një grup i vogël para katër viteve dhe ja ku jemi tash në qeverinë qendrore, dhe do të jemi në çdo qeveri lokale. Edhe në Klinë do të jemi. Nuk ka më vend të Kosovës, cep me cep, ku nuk po përqafohet kjo frymë dhe ky vizion. Kam vendos që djem dhe vajza intelektualë me i bashku dhe me ua ofru mundësinë. Dhe ju do t’i shihni brenda vitit ndryshimet dhe lëvizjet që do të bëhen në nivel qendror”, tha Limaj.

Limaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Klinës që më 22 tetor të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët e Nismës për Kosovë në Klinë.

E, kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e Nismës, Nezir Gashi ka thënë se besimi në Nismën po rritët dita ditës. Ai ka thënë se prioritet i tij është arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura. Po ashtu ka thënë se nuk do të lë anash as kulturën dhe sportin. Ai ka bërë thirrje të votohet për Nismën pasi do të jenë zëri i qytetarëve të Klinës në Asamblenë Komunale.

Dega e Nismës në Klinë ka mbajtur një tubim zgjedhor edhe në fshatin Sverkë.