Limaj e Krasniqi në Skenderaj i ofrojnë përkrahjen e Nismës Bekim Jasharit

Limaj e Krasniqi në Skenderaj i ofrojnë përkrahjen e Nismës Bekim Jasharit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me ekipin e tij, kanë vizituar sot kandidatin e pavarur të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin. Këtij të fundit, Limaj i ka ofruar mbështetje të plotë në garën për kryetar e po ashtu edhe përkrahje institucionale pas zgjedhjes së tij në krye të Skenderajt. Ndërsa kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, u ka bërë ftesë qytetarëve që të votojnë për atë që mendojnë që do t’i përfaqësojë më së miri.

“Kandidatin e pavarur sot kemi ardhur me vizitu dhe me i dhënë mbështetje. Nuk paraqet as një grup politik, ose partiak . Bekim Jashari, e kaluara e tij, familja e tij janë mbi partinë dhe është fat edhe krenari për çdo qytetar të Komunës së Skenderajt që ka rastin me 22 tetor , fuqishëm ta mbështes këtë kandidaturë që besoj që e ka nderuar jo vetëm Skenderajn po ne gjithë ndihemi të nderuar me kandidaturën e tij. Unë i ftoj gjithë qytetarët e Skenderajt , gjithë që ditën e diell të dalin në mënyrë festive që t’i japin mbështetjen, të shprehin mirënjohjen dhe respektin që ky djalë është i gatshëm të shërbej Komunës së tij me një kapacitet tjetër si drejtues i tyre. Krejt njerëzit të rijnë e të vjetër, jam i bindur që mishërohen dhe kapen rreth vizionit të Bekim Jasharit . Ky njeri përfaqëson jo vetëm Skenderajn, e kaluara e kësaj familje dhe vetë këtij djali përfaqëson çdo qytetarë të Kosovës”, tha Limaj.

Ndërsa, kandidatit i pavarur, Bekim Jashari, ka falënderuar përfaqësuesit e Nismës për vizitën dhe njëkohësisht ka ftuar qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar për ata që mendojnë që i përfaqësojnë më së miri.

“Unë edhe brenda i falënderova, e falënderoj edhe këtu para juve për vizitën që ma kanë bërë , baci Jakup me Fatmirin me stafin e vet dhe mbështetjen që e kanë tregu qysh nga fillimi i këtij procesi , që sot e dëshmuan me vizitën e vet fizikisht. Unë vetëm dua me i përshëndet gjithë qytetarët me uru që të kemi , zgjedhje të qeta të lira . Dilni shfrytëzojeni të drejtën e juaj votoni këndë ju keni dëshirë që mendoni qe ka me ju përfaqësua më mirë nesër”, tha Jashari.